AKTUALE

Imperativi kohor i certifikimit Hallall

Tiranë, 2025 – Gjatë Halal Expo Albania 2025, u diskutua domosdoshmëria që çdo produkt dhe shërbim të kalojë nëpër fazën e kontrollit të Standartit Hallall. Në këtë ngjarje, Driton Dikena, Drejtor i Agjensionit për Hallall Standard që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, trajtoi rëndësinë e certifikimit hallall dhe ndikimin e tij në tregun modern.

Gjatë fjalës së tij, Dikena theksoi se certifikimi hallall nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për kompanitë që synojnë të jenë konkurruese në tregun global. Ai vuri në dukje se standardi hallall garanton jo vetëm përputhshmërinë me normat fetare, por edhe sigurinë ushqimore, cilësinë dhe transparencën në të gjitha fazat e prodhimit.

Në përmbyllje të diskutimit, u theksua se certifikimi hallall po bëhet një element kyç për bizneset që synojnë rritje dhe zgjerim në tregjet ndërkombëtare. Përfaqësuesit e industrisë dhe ekspertët e pranishëm theksuan nevojën e ndërgjegjësimit më të madh dhe përmirësimit të proceseve për të lehtësuar certifikimin për kompanitë shqiptare.

Halal Expo Albania 2025, solli edhe një herë në vëmendje rëndësinë strategjike të këtij standardi, duke e vendosur atë në qendër të zhvillimeve të ardhshme të industrisë.

Related posts

Izet Mezhiti drejt partisë së re, tubimet pa flamurin e BDI-së?

admin

Domosdoshmëri e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit formal në BE

Gjyla Halili

Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë siç bëri deri më tash

admin