AKTUALE

LSDM: Izet Mexhiti po partizon administratën, Mickoski hesht

Nga opozitarja LSDM thonë se “zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëron partizim të fuqishëm të institucioneve me punësimin e 3000 personave ushtarë partiak në administratë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski hesht.”

Taravari tha se fillimisht duhet të zgjidhen çështjet etnike dhe pastaj të flitet për ekonominë. Mexhiti ka një strategji të indoktrinimit të parë të kuadrove partiake. Dhe Mickoski hesht. Heshtja e Mickoskit do të thotë se operacioni i fuqishëm për partizanizimin e administratës është tashmë një çështje e dakorduar para zgjedhjeve. Ky është një skandal me përmasa të mëdha, që tregon se pas patriotizmit të rremë fshihet një sistem klientelizmi dhe korrupsioni, prandaj duhet të ketë llogaridhënie”, thonë nga LSDM.

Ata kërkojnë ndërprerje të menjëhershme të të gjitha punësimeve në administratën publike, hetim të plotë të këtij skandali dhe procedurë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Banner

Related posts

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në takim vëllazëror imamin nga Zvicra, dr. Mixhit ef. Osmani

Gjyla Halili

VARREZAT E VUKSANLEKEAJVE  TË HOTIT  NË AFËRSI TË TUZIT TË SHPALLEN MONUMENT KULTURE……..

Gjyla Halili

Emigrantët votojnë në 2025! Miratohet Kodi Zgjedhor, 106 vota pro mbylljes së listave të kandidatëve, 2 deputetët që votuan kundër

Gjyla Halili