Në xhaminë qendrore në Hasanbeg të Shkupit u bë ceremonia e duasë së hifzit për hafizin e ri, Adis Gashi i cili mësimet i mori nga shkolla e muhafizit të njohur nga Shkupi, hfz. Isa ef. Bekteshi.
Familjen Gashi dhe xhematin e Hasanbegut me prezencën e tyre e nderuan krerët më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga drejtorët e Rijasetit, muftiu i Muftinisë së Shkupit, Dr. Qenan Ef. Ismaili me bashkëpunëtorët e tij, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, prof dr. Islami Islami, kryetari i kuvendit të Bfi-së, Nesip ef. Demiri dhe shumë hoxhallarë dhe xhemat që kishin ardhur për ta nda gëzimin për hafizin e tyre të ri.
Në fjalën e tij përshëndetëse imami Besim ef. Azemi falënderoi të gjithë të pranishmit dhe uroi familjen dhe hafizin.
Edhe Muftiu Dr. Qenan Ef. Ismaili përshëndeti të pranishmit dhe shtoi se Shkupi ka gjithsej 166 xhami prej të cilave 141 aktive, ku mësim besimin islam e ndjekim një numër shumë i madh i fëmijëve. Muftiu tha se në Shkup kohëve të fundit dalin edhe shumë hafizlerë të rinj nga Instituti i hifzit dhe nga muhafizë të shumtë. Uroi dhe përgëzoi familjen Gashi, Hafizi e ri dhe muhafizin.
Në fund fjalën e rastit e pati i pari i Bashkisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai. Në fjalën e tij, pasi përshëndeti të pranishmit, Reisul Ulema tha se dy gjëra janë vërtetuar si fakte të pamohueshme, Libri më i lexuar dhe respektuar eshtë Kurani dhe libri më origjinal dhe pa asnjë ndryshim që nga zbritja është Kur’ani. E gjithë kjo është falë hafizëve. Prandaj unë e përgëzoj hafizin e ri që ka sakrifikuar çdogjë për të arritur këtu të regjistrohet në listën e mbrojtësve të Kur’anit. Përgëzoj familjen Gashi që ska kursyer asgjë që biri i tyre të mësojë fjalën e Zotit. Ata i’a kanë mbjellur dashurinë për islamin dhe Kur’anin. Familja Gashi në praktikë ka treguar se familja është e shenjtë dhe se emaneti duhet të ruhet si sytë e ballit.
Reisul Ulema më tej shtoi se dashurinë ndaj fëmijëve Zoti e ke vënë vet në zemër të prindërve, ndërsa edukimin dhe ndërtimin e fëmijës e ka lënë në dorën tonë.
Përgëzime edhe për Muhafizin, hafëz Isa Bekteshi i cili ka depërtuar në zemrën dhe shpirtin e hafizit Adis dhe që ka treguar shembullin e bukur të asaj qe thotë Muhamedi a.s, se Më i mirë te Allahu është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson tjerëve.
Është kënaqësi të jem në mesin tuaj për t’u nderuar juve si familje, xhematin dhe Muftiun tuaj Dr. Qenan Ismaili i cili bën punë të mrekullueshme.
Në emër të bfi-së bashkë me muftiun si bartës i jetës fetare në Shkup hafizit të ri i dëshirojmë shëndet, mirësi dhe gjithmonë të jetë në shërbim të popullit, fesë dhe familjes.
Duanë e hifzit e bëri drejtori i Medresesë, prof. Dr. Islam Islami, ndërsa hafizit dhe muhafizit u ndanë dhurata në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën e tyre.
