AKTUALE

Çfarë do të ndodhë me Ramiz Merkon në BDI? Bekteshi: Kemi bërë hapa konkret, u.d. kryetar dege në Strugë tani është Faton Pollozhani

Se çfarë do të ndodhë me Ramiz Merkon në BDI, Kreshnik Bekteshi tha se i respektojnë vendimet e Departamentit të Shtetit dhe në lidhje me këtë, kanë bërë hapin konkret, duke emëruar u.d kryetar dege të Strugës. Bekteshi tha se, në funksion që deri para pak kohësh e barte Ramiz Merko, tani është emëruar Faton Pollozhani, që Bekteshi e quan vlerë të shtuar.

“Qëndrimi i BDI-së është po i njëjti që ka qenë në fillim dhe ne i respektojmë vendimet e Departamentit të Shtetit si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, BDI-së por edhe i shqiptarëve në përgjithësi në rajon dhe kudo ku jetojnë në botë. Ne nuk i komentojmë vendimet e tyre, ne vetëm i respektojmë dhe marrim vendimet adekuate në kuadër të statutit që funksionon BDI dhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore e kishim edhe hapin konkret të radhës ku e emërua ushtrues detyre, kryetar dege, funksion të cilin e barte zotëri Merko deri para pak kohesh, Faton Pollozhani, një kuadër shumë i ri, shumë aktiv në kuadër të BDI-së dhe do të jetë një vlerë e shtuar edhe për degën e Strugës”, tha Bekteshi.

Banner

Related posts

ASH-ja i reagon VMRO-së: Është e pritshme që në këto ditë të rënda të Qeverisë, të ketë shpifje të llojit më absurd

Gjyla Halili

FOTOEKSPOZITË NË NEW YORK NË PËRKUJTIM TË SHQIPTARËVE TË MASAKRUAR NË KOSOVË NGA REGJIMI GJENOCIDAL I SERBISË

Gjyla Halili

Tetovari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërsa bashkëshortja lëndohet rëndë

Gjyla Halili