AKTUALE

“Ne jemi këtu! SHBA-ja nuk po largohet”, ambasadorja Aggeler flet për pezullimin e USAID

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler ka komentuar pezullimin e punës së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), shkruan TV21. Aggeler thotë se rishikimi i këtij institucioni po vijon, ndërkaq procesin e vlerësoi si të rëndësishëm, duke shtuar se pa marrë parasysh zhvillimeve, SHBA-ja mbetet e pranishme në vendin tonë.
Ky është një proces që po vijon, sinqerisht nuk e di se si do të duket e ardhmja e zhvillimit të asistencës sonë. Është në rishikim dhe mendoj se është një rishikim i rëndësishëm, por siç e kam thënë publikisht dhe privatisht, qeverisë dhe partnerëve tanë. Ne jemi këtu! SHBA-ja nuk po largohet, jemi të angazhuar, jemi duke bërë ngjarje fantastike të partneritetit, siç është kjo, dhe do ta shikojmë, do ta ekzaminojmë, kur do të kemi përgjigje solide, të lumtur do t’i ndajmë me ju”, tha mes tjerash Aggeler.

Banner

Related posts

ASHMAA dënon deklaratat e Kovaçevskit kundër gazetarëve

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: 4600 vende të reja parkimi në 7 lokacione të Tetovës, me sistem të digjitalizuar dhe qasje të lehtë për çdo qytetar

Gjyla Halili

Toshkovski thirrje Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Gjyla Halili