AKTUALE

LETËR NGUSHËLLIMI

‎إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّآ إِلَيْهِ رَٰجِعُونَ
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, mëngjesin e sotëm mori lajmin e trishtë dhe pikëllues, të ndarjes nga jeta të Hoxhës, Hafizit dhe Imamit të njohur të Shkupit, Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në përgjithësi, Hfz. Saduddin ef. Sulejmani.

Hafiz. Saduddin ef. Sulejmani, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi xhematit të Xhamisë së Murat Pashës, ishte një personalitet i rrallë dhe i dalluar, që la gjurmë të pashlyeshme duke qenë gjithmonë në shërbim të mihrabit, Islamit dhe shoqërisë si dhe duke dhënë gjithçka nga vetja në drejtim të ngritjes së vetëdijes fetare, edukimit dhe arsimimit të brezave të rinjë në frymën e Kur’anit, të nxjerrjes së hafizëve si dhe të ruajtjes së identitetit fetar dhe kombëtar të Muslimanëve të këtij nënqielli.

Në emrin tim personal, në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe besimtarëve në përgjithësi, Muftinisë së Shkupit, familjes dhe dashamirëve të hoxhës së ndjerë i’u shprehi ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta duke e lutur Allahun e Gjithmëshirshëm që t’ju jep durim të bukur, ndërsa të ndjerin ta gradojë me gradat më të larta që i posedon Madhëria e Tij.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai!

Related posts

Bujar Osmani: Sot në Fushë Topanë, Shkup, qytetarët na presin derë hapur, stoik se Fronti Europian është rruga e vetme drejt BE

Gjyla Halili

Epërsi bindëse e VMRO-së dhe BDI-së, te shqiptarët politikani më i popullarizuar është Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Mickovski konfirmon vendimin e Izet Mexhitit: Ligji i Branitellave nuk kalon në Kuvend!

Gjyla Halili