AKTUALE

Mexhiti në ndarjen e bursave për studentë nga Fondacioni Albiz

Banner

Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës, Albiz sot do të ndajë 175 bursa për studentë dhe 15 çmime për studentë të diplomuar me mesatare mbi 9.0 për vitin akademik 2024/2025.

Siç paralajmëruan nga Fondacioni, në ndarjen e bursave dhe çmimeve, fjalim rasti do të kenë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe Mendi Qyra, kryetar i OEMPV-së, ndërsa mysafirë do të jenë rektorë universitetesh, kryetarë komunash si dhe përfaqësues nga sektori i biznesit

Fondacioni Albiz është organizatë jofitimprurëse që punon në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Maqedoni dhe e promovon përgjegjësinë shoqërore korporative të kompanive private. Fondacioni Albiz realizon programe dhe projekte që i mbështesin: zhvillimin profesional të nxënësve dhe studentëve, edukimin joformal të rinjve, botimin e publikimeve, grupet e margjinalizuara, intervenime në infrastrukturë, etj.

Banner

Related posts

Grubi: Për Ali Ahmetin dhe BDI-në, bashkimi i shqiptarëve më i rëndësishëm se pushteti!

admin

Takimi Osmani dhe Burshakov

Gjyla Halili

Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

admin