AKTUALE

Lladrovci: Numrimi i votave në Drenas ka përfunduar, shpresojmë që për komunën tonë të jetë ma mirë

Banner

Kryetari i Degës së PDK-së, njëherësh shef i Shtabit zgjedhor të kësaj partie në Drenas, Ramiz Lladrovci, pas përfundimit të numrimit të votave, ka shkruar një opinion ku i falënderon qytetarët dhe përgëzon për procesin e suksesshëm zgjedhor si dhe deputetët e ardhshëm të Parlamentit.
Opinioni i z. Lladrovci:
Numrimi i votave në Drenas ka përfunduar, shpresojmë që për komunën tonë të jetë ma mirë
Si asnjë herë më parë, mbi 19 mijë vota i mori PDK në Drenas, vota këto që dëshmuan fuqinë tonë elektorale në bastion, me kandidatët e njohur për qytetarët si dhe punën e palodhshme të Shtabit zgjedhor dhe nënshtabeve në terren.
Me angazhimin e palodhshëm, dëshmuam se mundemi ma mirë dhe mundemi ma shumë. Dëshmuam se qytetarët tanë janë kampion nga komuna kampion.
Nga 11 kandidatët e komunës tonë, presim që gjysma prej tyre të bëhen deputetët e ardhshëm. Ju uroj sukses dhe pres të japin kontribut për komunën e Drenasit.
Zgjedhjet ishin të suksesshme, transparente dhe në pajtim me ligjin. Fushata kishte rrjedhë të qetë dhe konform të gjitha standardeve pa asnjë vërejtje as dënim.
Të gjitha takimet, 44 prej tyre u zhvilluan me kohë dhe sipas planit, me pjesëmarrjen e rreth 10 mijë qytetarëve, për këtë i falënderoj të gjithë qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, anëtarët e Shtabit zgjedhor të degës, shefat e nënshtabeve dhe kandidatët për deputetë.
Jam krenar me qytetarët e komunës së Drenasit dhe punën e shkëlqyer për zgjedhje të lira e demokratike
Përgëzoj qytetarë të Drenasit për fushatën dhe procesin e suksesshëm zgjedhor. Deputetëve të ardhshëm, ju uroj të jenë përfaqësues sa më meritor për bastionin e PDK-së, Drenasin, gjashtë herë kampion të qeverisjes së mirë!
Kosova mundet ma mirë!
https://www.facebook.com/share/p/14Xf9p8R5E/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Ministri Osmani, iftarin e parë me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi

Gjyla Halili

ASHMAA: Është miratuar udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Gjyla Halili

Ali Ahmeti kujton Nënë Terezën: Kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes

Gjyla Halili