AKTUALE

Ndëron jetë pronari i Televizionit ACTV në Miçigan, Albert Spahi (Beni): Simbol i humanizmit, biznismen i sukseshëm, e intelektual i formuar

Me hidherim te thelle dhe me zemer te renduar njoftojme se sot u largua pergjithmone nga ne Pronari i Televizionit ACTV, Albert Spahi (Beni) ne moshen 62 vjecare.

Pas nje semundjeje te rende, Beni u largua sot drejt parajses se perjetshme i rrethuar me dashuri nga familjaret e tij, nga miq dhe te aferm, te cilet te pikelluar humben sot ne menyre te parakoheshme njeriun e pazevendesueshem.

Beni ishte nje familar i dashur dhe shembullor, nje shok i pazevendesueshem per ndihmen e pakursyer qe deshironte t’i jepte edhe njerezve te panjohur qe mund te takonte.
Ai ishte simbol i humanistit te thjeshte dhe punetor. Albert Spahi ketu ne Amerike ishte nje biznesmen i sukseshem, por edhe nje intelektual i formuar.
Ai ishte nje artist i vertete, instrumentist, interpretues, humorist i kendshem qe mbushte cdo hapesire shoqerore me optimizem dhe pozitivitet.
Ai vraponte cdo dite, punonte shume sikur te ishte ne gare me kohen.

Ai la pas nje boshllek te madh. Do t’i mungoje shume familjes dhe te afermve, shokeve dhe miqve.

Beni do ti mungoje pa mase stafit te Televizionit ACTV. Tek ky television do te mungoje pasioni i Tij pa fund per ta shnderruar kete televizion ne hapesiren e perbashket te informimit, promovimit dhe krenarise shqiptare ne Amerike.

Lamtumire Beni!

Pusho ne parajse mik dhe shok i dashur!

Related posts

U arrestua pasi pastruesja i vodhi rreth 520 mijë euro, Alda Klosi shtrohet në spital! Ja gjendja e saj shëndetësore

admin

MEPSO: Jemi përballë një sulmi kibernetik, rrjeti dhe furnizimi me energji elektrike nuk kërcënohet

Gjyla Halili

Qeveria vendosi: Emir Sulejmani drejtor gjeneral në Drejtorinë e librave amë

admin