AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË EVENTIN “KONTRIBO EDHE TI PËR XHAMINË” NË FREIBURG, GJERMANI

Në një mbrëmje të mbushur me frymë bashkimi dhe solidariteti, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me ftesë nga Këshilli i Xhamisë “Vizion” në Freiburg të Gjermanisë, mori pjesë në një event e cila ishte organizuar me qëllim për mbledhjen e ndihmave për blerjen e një objekti të ri që do të shërbejë si xhami për muslimanët shqiptar në këtë qytet.

Përkrah Reisul Ulemas ishte drejtori për Diasporë, Mafiz ef. Rustemi, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe Prof. Dr. Musa Musai, drejtori për Diasporë i BIK-ut Ekrem ef. Simnica, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut Fidaim ef. Fazliu, perfaqeues i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani, Muhamed Havolli dhe një dhe një numër i konsiderueshëm besimtarësh. I gjithë ky aktivitet u realizua në moderimin e të mrrekullueshmit, Mr. Evzal ef. Sinani,

Në fjalën e tij, Reisul Ulema e përshkroi xhaminë jo vetëm si një vend adhurimi, por si një vatër që ndriçon shpirtrat, bashkon zemrat dhe ruan identitetin e një populli larg atdheut.

“Xhamia është shtëpia e Zotit dhe strehë shpirtërore për secilin prej nesh,” tha ai me një zë që ngjalli emocion në sallë. “Në këtë kohë kur sfidat e jetës moderne na largojnë nga vlerat e vërteta, është detyra jonë të ruajmë lidhjen tonë me besimin, me njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë që shejtani të mbjellë ndasi mes nesh.”

Ai theksoi se ndërtimi i një xhamie në diasporë nuk është thjesht një projekt ndërtimor, por një gur themeli në ruajtjen e identitetit fetar dhe kulturor të gjeneratave të ardhshme. Ai i ftoi të gjithë që të kontribuojnë në këtë vepër, duke kujtuar se ndihma e secilit është një investim i përjetshëm në rrugën e së mirës.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Reisul Ulema falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, duke u lutur që Zoti t’i shpërblejë me të mira në këtë dhe në botën tjetër.

Gjatë eventit, edhe ligjeruesit patën mundësinë të ndanin njohuritë e tyre, duke rikujtuar se si xhamia ka qenë gjithmonë një qendër e fuqishme e bashkimit dhe udhëzimit për shoqërinë islame.

Related posts

Lazim Destani me Lladrovcin e urojnë 28 Nëntorin nga Tirana

Gjyla Halili

Blerim Bexheti shfrytëzoi të drejtën e votës, ja mesazhi i tij

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: A e kuptoj Izet Mexhiti se nuk bëhet fjalë për tri nene por për Ligjin për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe!

Gjyla Halili