AKTUALE

Lladrovci: Këtë ditë historike e ndjejnë thellë në shpirt të gjithë ata që dhanë dhe ishin gati të jepnin çdo gjë për Kosovën

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës, në themelin e saj, ka përkushtimin atdhetar të gjeneratave të tëra e konkretizuar me Epopenë e UÇK-së, sakrificën e Komandantit legjendar Adem Jasharit me bijat e bijtë më të devotshëm të kombit, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

17 Vjetori i Pavarësisë, është shënuar me vendosjen e buqetave me lule dhe homazhe në Prekaz, Marinë dhe pranë memorialëve të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Drenasit, Asambleja ka mbajtur seancë solemne, ndërsa Drejtoria e Kulturës me shkolla kanë organizuar manifestime kulturore kushtuar pavarësisë, ndërsa qyteti është stolisur me flamuj.

Pavarësia e Republikës së Kosovës, në themelin e saj, ka përkushtimin atdhetar të gjeneratave të tëra e konkretizuar me Epopenë e UÇK-së, sakrificën e Komandantit legjendar Adem Jasharit me bijat e bijtë më të devotshëm të kombit. Këtë ditë historike e ndjejnë thellë në shpirt të gjithë ata që dhanë dhe ishin gati të jepnin çdo gjë për Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Më 17 shkurt 2008, Pavarësia u shpall nga ish kryetari i studentëve dhe prorektori student i Universitetin e Prishtinës, njëri nga themeluesit e UÇK-së, personaliteti historik i cili drejtoi Konferencën e Rambujesë, fituesi i zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2007, Hashim Thaçi.

Kryeministri i cili i priu Qeverisë së Përkohshme, Ai i fitoi zgjedhjet dhe e mbajti premtimin duke shpallur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, ishte kryeministri që kishte marrë besimin e aleatëve për ta kryer këtë akt të pakthyeshëm historik, ishte ky Hashim Thaçi.

Çdo sakrificë ia ka vlejtur për këtë ditë historike, por, për fat të keq, jo të gjithë kontribuuesit e pavarësisë e përjetuan këtë ditë. Heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, sot mungojnë fizikisht në shënimin e kësaj dite madhore, por, ata i presim fitimtar nga beteja e fundit për konfirmimin e luftës tonë të drejtë.

Qytetarë të Drenasit dhe krejt Kosovës, gëzuar Dita e Pavarësisë!

https://www.facebook.com/share/v/193do8WqSV/

Banner

Related posts

Iftari i përbashkët tradicional i Myftinisë dhe Komunës së Zhelinës me nëpunësit fetarë dhe mutevelinjtë e xhamive

admin

Lladrovci dhe Asambleja e Drenasit në përkrahje të “Marshit për drejtësi”

admin

Qytetarët të aplikojnë deri në fund të muajit: Rritet mundësia e amvisërive me të ardhura të ulëta për subvencione nga 600 deri në 800 denarë për faturën e rrymës

admin