AKTUALE

REISUL ULEMA MORRI PJESË NË 20 VJETORIN E THEMELIMIT TË XHAMISË DRITA NË PRATELN TË ZVICRËS

Në një ambient impozant dhe me një organizim të mirëfilltë, u shënua 20-vjetori i themelimit të Xhamisë “Drita” në Pratteln, Zvicër. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili u shoqërua nga drejtori i Diasporës Mafiz ef. Rustemi dhe sekretari i Myftinisë së Kërçovës Xhemail ef. Ahmedi.

Gjithashtu, në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, të kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmed ef. Sadria, Ambasadori i Ambasades së Maqedonisë së Veriut në Bernë, Rexhep Demiri, nënkryetari i KMSHZ-së, Fehim ef. Abazi, kryetari i Rjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrë, Visar Robelli, përfaqësues të komunës së Prattelnit, si dhe shumë hoxhallarë dhe personalitete fetare. Një numër i madh i besimtarve ishte gjithashtu i pranishëm, duke dëshmuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje për muslimanët shqiptar në Zvicër.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalimin e tij i përshëndeti të pranishmit duke uruar Këshillin e Xhamisë dhe të gjithë xhematin për rrugëtimin e suksesshëm të Xhamisë “Drita” në këto 20 vite.

Gjatë fjalës së tij, Reisul Ulemaja gjithashtu theksoi se angazhimi i muslimanve shqiptar për të ruajtur dhe zhvilluar jetën fetare në diasporë tregon një vetëdije të lartë dhe është një dëshmi e fortë e imanit. Ai u ndal te ajeti Kuranor : “…. punoni, angazhohuni, punën tuaj do ta shohë Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët…”, duke inkurajuar Xhematin që të vazhdojnë me këtë rrugëtim të suksesshëm dhe se shpërblimi i tyre është i sigurtë nga ana e Zotit të Madhrishëm.

Në shenjë falënderimi për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj vatre fetare, Reisul Ulemaja ndau një mirënjohje, të cilën e pranoi kryetari i xhamisë, Haxhi Shaban Amiti.

Këshilli i xhamisë e falënderuan Reisul Ulemanë për mbështetjen dhe vizitën e tij, por edhe të tjerët, duke u ndaj mirënjohje të gjithve.

Related posts

Gjykatat themelore në vitin 2022 kanë punuar me një të tretën më pak gjykatës

admin

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili