AKTUALE

LSDM: Mickoski nuk mendon për qytetarët, vetëm një reklamë e tij në Facebook kushton 600 euro

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili publikisht thotë se nuk i ka provuar qershitë, shpenzon mijëra euro në muaj për reklama në Facebook, thotë
Përderisa njerëzit mezi ia dalin me bukën e gojës për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, ndërsa nuk ka para për pagë minimale më të lartë dhe ndërsa njerëzit po vdesin sepse nuk ka ilaçe, Mickoski po hedh mijëra euro për pëlqime. Vetëm një reklamë në profilin e Mickoskit kushton 600 euro, shumë më tepër se paga minimale. Atë që Mickoski i bind qytetarët se u mjafton për një muaj të tërë, ai e shpenzon në Facebook për disa ditë. Çfarë paturpësie, çfarë hipokrizie. Hedhja e mijëra eurove në reklamat në Facebook tregon se kjo qeveri nuk kujdeset për qytetarët e saj. Për Mickoskin është më e rëndësishme të shpenzojë mijëra euro për pëlqime, për të bërë foto dhe video, dhe nuk i intereson qytetarët, le të shqetësohen se si do ta kalojnë muajin”, thonë nga LSDM.

Related posts

Xhaferi: Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, nga partia na thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të emërohet me dinjitet

admin

Nga sot në Shkup do të jepen letërnjoftime në stacionet kompetente policore, sipas vendbanimit

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi me Ulematë bën vizitë ngushëlluese në Turqi

admin