AKTUALE

Bdi dega Kërçovë reagon ndaj hakmarrjes dhe presionit që u bëhet të punësuarëve shqiptarë në TEC Osllome, nga ana e drejtorit Agim Sadiku!!!

Banner

REAGIM ndaj hakmarrjes dhe presionit që u bëhet të punësuarëve shqiptarë në TEC Osllome, nga ana e drejtorit Agim Sadiku!!!
Vazhdon nënçmimi i të punësuarëve shqiptarë nga ana e drejtuesëve të pushtetit jolegjitim.
Mbi 30 të punësuar shqiptarë në TEC Osllome degradohen, nënçmohen dhe ulen me pa të drejtë nga detyrat e punës. Kjo vjen si pasojë e hakmarrjeve politike nga ana e drejtorit Agim Sadiku i cili me Vendim të lëshuar në gjuhën maqedonase dhe pa mos e respektuar gjuhën shqipe, madje paturpésisht Agim Sadiku edhe emrin dhe mbiemrin e tijë duke i shkruar vetëm në gjuhën maqedone, u merr të drejtën shqiptarëve të cilët me vështirësi kanë siguruar vendin e punës.
Veprime të këtilla, duke u bazuar në mendësinë e politikave degraduese nuk avanson pozitat e udhëheqësve ashtu siç pretendojnë ata, por përkundrazi shfaq mllefin dhe injorancën që buron nga VMRO- DPMNE të zbatuar nga vazalët e S’VLENIT si hakmmarrje politike ndaj shqiparëve në këtë kombinat.
Ndaloni përdorimin e “fuqisë” mbi puëtorët e zellshëm, forconi mendjen dhe veproni në krijimin e vendeve të reja të punës, zhvilloni prodhimin dhe hapni horizonte të reja drejt avansimit.

Banner

Related posts

Porti i Durrësit, Varhelyi i përgjigjet opozitës: MSA ka rëndësi maksimale, projektet të jenë në përputhje me parimet e transparencës

admin

Sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA

Gjyla Halili

Akademi Solemne me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës

admin