Krahas betejës brendapartiake mes kandidatëve potencialë për kryetar të Qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE po bën anketa dhe analiza edhe për komunat tjera.
Sipas informacioneve, partia në pushtet do të garojë në komunat e mëdha kryesisht me kryetarët ekzistues, përveç Velesit dhe Prilepit, ku favoritët për kandidaturë për kryetar komune janë dy deputetë aktualë, transmeton Zhurnal.mk
Ende janë duke u kërkuar kandidatët më të përshtatshëm për Strugën dhe Strumicën.
Në kuadër të VMRO-DPMNE-së, tash e sa kohë po zhvillohet një garë brendapartiake ndërmjet kandidatëve potencialë për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, tashmë kanë shprehur publikisht ambicien për të hyrë në garën për kryetar të Shkupit.
Krahas tyre, kandidat potencial i VMRO-DPMNE-së për kryeqytet është edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ndërsa epërsi e lartë në sondazhe ka edhe Koce Trajanovski, transmeton Zhurnal.mk
Siç njoftoi dje “Focus”, tashmë janë bërë sondazhe të caktuara brendapartiake, ku vlerësimin më të lartë e ka Gjorgjievski, i ndjekur nga Trajanovski, Stefkovski dhe Perinski.
Paralelisht, VMRO-DPMNE po bën anketa dhe analiza edhe për komunat tjera, kështu që, sipas informacioneve partia në pushtet në komunat e mëdha do të garojë kryesisht me kryetarët ekzistues.
Përkatësisht, partia në zgjedhjet lokale do t’i propozojë edhe një herë kryetarët aktualë të Ohrit (Kiril Peçakov), Manastirit (Toni Konjanovski), Shtipit (Ivan Jordanov), Kavadarit (Mitko Jançev), transmeton Zhurnal.mk
Megjithatë, burime të larta partiake thonë se do të ketë ndryshime në dy bashki të mëdha. Një prej tyre është Velesi, ku VMRO-DPMNE nuk do të shkojë me kryetarin aktual Marko Kolev, por me deputetin Aleksandar Jamalov.
Mësojmë gjithashtu se partia në pushtet nuk do ta rikandidojë Borçe Jovçeskin, kryetar aktual i Komunës së Prilepit, ku zgjedhja do të jetë mes deputetit Dejan Prodanoski dhe zëvendësministrit dhe ish-kryetarit të komunës Marjan Risteski.
Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme lokale të vitit 2021, VMRO-DPMNE sërish do të tentojë ta fitojë Kërçovën me Aleksandar Jovanoskin, ndërsa ende nuk ka favorit për Strugën, Strumicin, Qendrën, transmeton Zhurnal.mk