AKTUALE

REISUL ULEMA U PRIT NGA AMBASADORI I SHQIPÊRISË NË SHKUP Z. MEJDANI

Resul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai sot më 05.02.2025 u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup Z. Denion Mejdani.
Së pari Z. Mejdani i shprehu mirëseardhje dhe i falënderoi pêr vizitën.
Z. Mejdani dhe Reisul Ulema kryesisht biseduan për rrjedhat fetare në RMV, si dhe më gjërë.
Reisul Ulema theks të veçantë i kushtoi bashkpunimit dhe dialogut ndërfetar dhe se besimet duhet të ndihmojnë në kultivimin e mirëkuptimit, paqës, solidaritetit dhe bashkjetesës dhe mu për këtë BFI e RMV i jep rëndësi dialogut ndërfetar në RMV dhe kudo në botë në Konferencat ndërkombëtare.
Reisul Ulema lart çmon harmoninë ndërfetare në Shqipëri e cila duhet të kultivohet edhe më fuqishëm si një model unikat në Ballkan dhe më gjërë.
Reisul Ulema njiherit i shprehi përkrahjen ambasadorit Mejdani për punën e madhe që bënë në sferën diplomatike, si dhe gjallërinë e tij në ngritjen e vetëdijes mbi marrëdhëniet e mira në mes RMV dhe Republikës së Shqipërisë, si dy vende antare të NATO dhe dy vende që mëtojnë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Përndryshe, ambasadori Z. Denion Mejdani është i biri i intelektualit të madhe dhe ish Presidentit të Shqipërisë Z. Rexhep Mejdanit.

Related posts

Faton Ahmeti: Koridori 8 projekt kombëtarë i BDI-së, gurthemeli i tij është vendosur në vitin 2023

Gjyla Halili

Takimi i suksesshëm me Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO)

Gjyla Halili

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

Gjyla Halili