AKTUALE

Mexhiti në Uashington: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Washington, mori pjesë në Interparliamentary Security Forum, që u organizua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt. Mexhiti thotë se në forum u diskutuan çështje të sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.
“Natyrisht, gjatë fjalimit theksova se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale. Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e sigurisë. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale, duke qenë një aktor i përgjegjshëm dhe burim i eksportit të paqes rajonale.”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Bdi delegohet nga populli, nuk bëhemi pjesë e qeverisë antishqiptare

Gjyla Halili

Emini takoi kreun e BFI-së, Shaqir Fetahun

Gjyla Halili

Gjykata Kushtetuese të mos merr vendime politike

Gjyla Halili