AKTUALE

Mexhiti takoi kongresmenin Aderholt, Kasami kongresmenin Suozzi

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt.

Nga Lëvizja Demokratike thonë se në fikus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

“SHBA-ja është partneri ynë kryesor strategjik dhe mbështetja e saj e vazhdueshme mbetet një garanci për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Vlerësojmë angazhimin e fortë dhe mbipartiak të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike,” theksoi Mexhiti.

Ndërkaq, përmes rrjeteve sociale, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar se është takuar me kongresmenin Tom Suozzil.

Ndërkaq, përmes rrjeteve sociale, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar se është takuar me kongresmenin Tom Suozzil.

“Bashkëbisedim i këndshëm me kongresmenin Tom Suozzi!”, ka shkruar Kasami.

Banner

Related posts

Ivan Ivanaj: Shpifjet nuk e ndalin mbrojtjen e interesave të Malësisë

Gjyla Halili

Pagat e reja 900 euro në 2024, Rama: Fryt i punës së përbashkët, të çdo shqiptari që kontribuon në ekonominë e vendit

admin

Vazhdojnë punimet në Medrese, myftinia e Tetovës falenderon donatorët.

Gjyla Halili