AKTUALE

Trumpi thotë se do ta vizitojë Gazën

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vizitojë Gazën në të ardhmen.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të martën në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi është shprehur se e pëlqen Lindjen e Mesme, raporton BBC.

“E dua Izraelin. Do të bëjë një vizitë atje, do të vizitoj Gazën, do të vizitoj Arabinë Saudite dhe do të vizitoj vende të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme. Lindja e Mesme është një vend i jashtëzakonshëm, kaq e gjallë, është një nga vendet vërtet të bukura me njerëz të mrekullueshëm. Kam qenë i ftuar kudo, por do të vizitoj disa vende”, është shprehur Trumpi.

I dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është bërë zyrtari i parë amerikan në 15 vjet që vizitoi Rripin e Gazës javën e kaluar.

Witkoff, një zhvillues i pasurive të paluajtshme, i ka thënë uebsajtit të lajmeve Axios se do të duhen rreth pesë vjet për të hequr mbeturinat dhe midis 10-15 vjet për t’u rindërtuar vendi i shkatërruar nga lufta.

Banner

Related posts

Kërcënimet hibride, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe diplomacisë ushtarake të shtetit, pjesë e konferencës përfundimtare të projektit “Ekspertiza e papërdorur”

Gjyla Halili

Taravari: Gëzohem që VV, LD, Alternativa dhe L.Besa kanë rënë dakord që të bëhen një parti, ASH-ja nuk ka pasur ftesë!

Gjyla Halili

FEDERATA VATRA URON DONALD J. TRUMP DHE JD VANCE PËR FITOREN NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

Gjyla Halili