AKTUALE

REAGIM I DEGËS SË ASH – SË NË STRUGË, PËR LOJRAT POLITIKLE DHE SKANDALET NË SH.F. TË PODGORCËS SË STRUGËS!

Ishte Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë e cila që në vitin 2022 e ngriti e para shqetesimin e emërtimeve të paligjshme të Drejtorëve nëpër Shkollat Fillore të Strugës dhe pasojat që shkakton në procesin edukativ – arsimor të nxënësve Strugan me ndërhyrjen e drejtëpërsëdrejti dhe politizim të vetë procesit nga Kryetari I Komunës së Strugës.

Ishte poashtu Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë e cila që në vitin 2023, kërkoi ndërhyrjen e organeve kompetente republikane për ndërprerjen e procesit të politizimit të skajshëm të arsimit fillor me staf udhëheqës kundërligjor, kuadër arsimor jo kompetent dhe këqpërdorim të mjeteve të investuara, gjoja për rregullimin e infrastrukturës dhe objekteve arsimore.

Është sot poashtu Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë, e cila ngre shqetësimin dhe solidarizohet me vërejtjet e prindërve, Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës dhe nxënësve të fshatit Podgorcës, që javë më parë me të drejtë kanë reaguar dhe kanë bërë publikisht sheqetësimet dhe vërejtjet e tyre në lidhje me mënyrën e emërtimit të U.D. të Drejtorit të Shkollës Fillore nga ana e Ministres së Arsimit dhe Kulturës, Vesna Janevska, duke shkelur Ligjin për Arsim Fillor, pasi që përsoni në fjale nuk i plotëson kushtet profesionale dhe ligjore, përjashton arsimtarët me kontratë me 4 vjet përvoj pune dhe angazhon punëtor nga jashtë shkollës.

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë, shpreh indinjatë për mosinteresimin e Zv Ministri të Arsimit dhe Kulturës së RMV, që erdhen me moton e NDRYSHIMIT, gjatë vizitës së kësaj zonë më datë 29.01.2025. që pati kohë të fotografohet me ABETARE para nxënësve të Labunishtës dhe nuk gjeti kohë ta vizitoj Shkollën Fillore të Podgorcës për skaj problemeve që i paraqiten podgorcasit publikisht në konferencë të shtypit më datë 29.12.2024, e cila sot aktualisht është pa Drejtor ose U.D. Drejtor për arsye të lojrave politike, edhe pse ka përsona që plotesojnë kushtet për postin e Drejtorit.

Poashtu Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë, shpreh shqetësimin dhe dënon aktin dhe faktin që ditët e fundit po i njejti përson i pas shkarkimit nga posti i U.D. Drejtor, publikisht në rrjetet sociale pa mbajtur llogari se ishte përson me përgjegjësi publike në vëndbanim me etni të përziera bën shenja dhe gjeste provokuese duke irrituar publikisht banorët dhe përcjell mesazhe që ndoshta edhe vete nuk e dijn përfundimin e tyre.

Do të jetë Aleanca për Shqiptarët, e cila në mandatin e ardhshëm do të mar përsipër përgjgjësin për rregullimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve dhe do të dij të mbroj interesin dhe dinjitetin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të podgorcasve tonë.

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Related posts

OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

“Shqipet blejnë shqip, Golden Eagle shënon rritje në tregun e Shqipërisë.

Gjyla Halili

Osmani: Ja pse oferta jonë është bindëse

Gjyla Halili