AKTUALE

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje realizoi takim dypalësh me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom.

Në takim, siç bëri të ditur sot MPB, u shpreh kënaqësia e bashkëpunimit ndërmjet dy policive që realizohet përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit policor dhe i njëjti zhvillohet në nivel të lartë profesional.

Ministri Toshkovski shpehu falënderim për mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë në realizimin e projekteve me qëllim të ngritjes së kapacitetit të ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si projekti i realizuar për ngritjen e kapacitetit të hetimeve në vendgjarje.

Të dy palët shprehën dëshirën dhe gatishmërinë që bashkëpunimi të intensifikohet në nivel startegjik dhe operativ si partnerë të përkushtuar ndaj sigurisë rajonale dhe globale dhe luftës kundër të gjitha llojeve të krimit, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Banner

Related posts

Qeveria teknike dhe kryeministri shqiptar: Seanca parlamentare nis në 11.00!

Gjyla Halili

BDI do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët e koalicionit në kuadër të AKI-së

Gjyla Halili

Në ditën e Flamurit kombëtar, Garana e Uskanës së lashtë bëhet qendër e krenarisë dhe lavdisë së shqiptarisë

Gjyla Halili