AKTUALE

Vitin e kaluar 1.700 persona nga Maqedonia kanë marrë pasaportë të Bullgarisë

Sipas raportit vjetor për veprimtarinë e Komisionit për shtetësi bullgare nën udhëheqjen e nënpresidentës së Bullgarisë, Iliana Jotova, vitin e kaluar nënshtetësinë bullgare e kanë marrë mbi 16 mijë persona. Kjo është katër mijë më shumë se në vitin 2023.

Sipas të dhënave, në vend të parë janë shtetasit nga Ukraina dhe Turqia.

Siç raportojnë mediat bullgare, mbi 2.400 persona nga Ukraina kanë marrë pasaporta bullgare vitin e kaluar. Turqia është në vendin e dytë. Pothuajse 2.200 persona nga fqinji i tyre jugor kanë marrë nënshtetësinë bullgare. Pason Moldavia me mbi 1.800 pasaporta bullgare (1887).

Në vendin e katërt janë shtetasit e Maqedonisë, me gati 1.700 persona që kanë marrë shtetësinë bullgare vitin e kaluar. Më pas renditen Shqipëria (1328), Serbia, Rusia, Izraeli dhe Siria.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur shumica e pasaportave bullgare lëshoheshin për shtetasit e Maqedonisë, në vitin 2024 dy vendet e para për sa i përket shtetasve të rinj janë Ukraina dhe Turqia, përkatësisht me 2.436 dhe 2.163 persona.

Banner

Related posts

Mevlan Ademi: Thirrje drejtuar sportistëve, artistëve dhe figurave publike për pjesëmarrje në protestë

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Në Çair po lind një lëvizje për ndryshim, po zgjohet një energji për t’i rezistuar shantazhit dhe korrupsionit

Gjyla Halili

Mirënjohje për Nasir ef. Xhemaili

Gjyla Halili