AKTUALE

Në Gostivar ngjarje konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale

Ngjarja e tretë kosultative për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale do të mbahet sot në Qendrën për Resurse Rinore (Zouth and Communitz Center) në Gostivar.

Ngjarjen do ta hapë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jenë një pjesë e ekipit të ekspertëve të përfshirë në këtë proces, prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti.

Në ngjarjen, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, do të marrë pjesë u.d. kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetarë të komunave nga rajoni planor i Pollogut, përfaqësues nga UNDP-ja, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Para fillimit zyrtar të aktivitetit, janë paraparë deklarata për media.

Ngjarja është organizuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, me mbështetjen e projektit “Forcimi i këshillave komunal”, financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP, në bashkëpunim me institucione të tjera kombëtare dhe ELS.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të mundësojë përfshirjen aktive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare në procesin e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, me çka sigurohet transparencë dhe gjithëpërfshirje më e madhe.

Banner

Related posts

Pendarovskii: Hristijan Mickoski e konsideron veten pasardhës të Vanço Mihaillovit

Gjyla Halili

Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit

Gjyla Halili

5000 brenda mbi 1500 jashtë sallës, afër 7000 qytetarë prezent në tubimin e BDI në Shkup

Gjyla Halili