AKTUALE

Shkatërrohet grup i organizuar kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave

Banner

Më 2 janar 2025 u realizua një hetim ndërkombëtar i koordinuar nga EUROPOL-i, policia maqedonase dhe ajo serbe, nën drejtimin e prokurorive përkatëse, me ç’rast u shkatërrua një grup i organizuar kriminal i përfshirë në veprën penale të falsifikimit të parave, i cili vepronte në territoret e disa shteteve.

Nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë ishte formuar një grup i organizuar kriminal i përbërë nga shtetas maqedonas dhe serbë, me qëllim prodhimin dhe vënien në qarkullim të parave të falsifikuara. Në një banesë në zonën e Shkupit, me ndihmën e makinerive të specializuara dhe pllakave të gdhendura që imitonin shenjat e sigurisë së parave, prodhoheshin para false në denominime të ndryshme. Këto para të falsifikuara grupi i organizuar kriminal i vinte në qarkullim në sistemin e pagesave në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ndërsa një pjesë e madhe e tyre përfundonte edhe në Austri, Gjermani, Rumani, Slloveni, Kroaci dhe Kosovë.

Në kuadër të operacionit, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në urdhërat e siguruara nga Gjykata Themelore Penale, u kryen kontrolle në disa lokacione në Shkup, Veles dhe Prilep, te persona fizikë dhe juridikë, ku u arrestuan 10 persona (nëntë nga Shkupi dhe një nga Velesi). Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan sende dhe mjete monetare që do t’i nënshtrohen ekspertizës, përfshirë: rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 shekelë izraelitë, 500 kuna kroate, 10.000 lekë shqiptarë, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla, një makinë CNC për prodhimin e kallëpeve, kallëpe, vula dhe cilindra të përdorur për falsifikimin e parave, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, tre pistoleta, një pushkë, 100 plumba kalibër 9 mm, 40 fishekë kalibër 12 mm, një qese me lëndë pluhur të bardhë, një tjetër me pluhur kafe, disa telefona celularë, karta SIM, USB dhe laptopë.

Në operacionin e zhvilluar në Serbi u arrestuan gjashtë persona, anëtarë të grupit të organizuar kriminal, dhe u sekuestruan rreth 153.700 euro.

Aktivitetet do të vazhdojnë në kuadër të hetimit ndërkombëtar të hapur, dhe gjatë ditës së sotme Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë do të paraqesë kallëzim penal kundër gjashtë shtetasve maqedonas dhe dy shtetasve serbë.

Banner

Related posts

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Gjyla Halili

Gazetarja nga Kosova kërkon ndihmë urgjente për shërimin e bashkëshortit

admin

Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozon anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së

Gjyla Halili