AKTUALE

Izet Mexhiti: Atmosfera në tubimin e madh të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ishte e zjarrtë

Atmosfera në tubimin e madh të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ishte e zjarrtë. E pasioni i qytetarëve në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti ishte si përherë i lartë.

Ferizaji ishte pikëtakimi me kryeministrin Kurti, të cilit i urova paraprakisht fitoren që do të vuloset me 9 shkurt.Shqiptarët e Kosovës, si popull i dinjitetshëm, kanë treguar se janë të gatshëm për sfida të mëdha dhe kanë vizionin për të forcuar më tej shtetin e Kosovës.

Prandaj, 9 shkurti është data kur kryeministri Kurti e VV-ja do të fitojnë edhe një mandat tjetër për të vijuar me reformat e nevojshme për një shoqëri të qëndrueshme. Si udhëheqës i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e ndiej fort lidhjen vëllazërore me Kosovën dhe i gëzohem secilës arritje të shtetit kosovar.

Kosova nuk është vetëm një shtet fqinj, por është një inspirim dhe model për çdo shqiptar në Ballkan që beson në mundësinë e ndryshimit të vërtetë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën, duke e parë të ardhmen me besim dhe shpresë.

Related posts

Kovaçevski: Me LSDM-në kemi historikisht nivelin më të lartë të pagave mesatare dhe minimale

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin

Gjyla Halili

Interpelanca/ FE “votbesim” ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili