AKTUALE

BDI: VLEN FYEN INTELIGJENCËN E QYTETARËVE

Banner

Shqiptarët nuk kanë kujtesë të shkurtër dhe nuk lejojnë të mashtrohen nga një qeveri që përpiqet të fshehë dështimet e veta me deklarata boshe dhe manipulime të ulëta.

Partite e të a.q Vlen pretendojnë se gjetën një sistem shëndetësor të rrënuar, por e vërteta është e qartë: për ato vite, ministria e Shëndetësisë ka qenë në duart e partive të këtij koalicioni!

🔹 Arben Taravari (2017) – A la ndonjë reformë pas? Apo përdori postin vetëm për interesa politike personale?

🔹 Bekim Sali (2022-2023) – A nuk ishte ky ministër i VLEN që premtoi ndryshime dhe la pas një shëndetësi edhe më të degraduar?

🔹 Fatmir Mexhiti (2023-2024) – Ishte ministër deri para disa muajsh! Si mund të flasë për një sistem të shkatërruar kur ai vetë e drejtoi?

Ky nuk është vetëm mashtrim, por një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve!

Kush e solli shëndetësinë në këtë gjendje? A nuk ishin vetë ata që sot shtiren si shpëtimtarë?

Shqiptarët nuk harrojnë! Nuk mund të fshijnë me një deklaratë propagandistike dështimet dhe paaftësinë e tyre.

Këta politikanë kanë thyer çdo normë respekti ndaj fjalës së thënë publike dhe nuk mund të fshehin paaftësinë e vetë duke akuzuar të tjerët.

Dështimet nuk mund të maskohen me premtime të zbrazëta!

Shëndetësia nuk përmirësohet me fjalë boshe, por me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion të qartë – të cilat kjo qeveri nuk i ka!

Banner

Related posts

USKANA VOLEJ (KËRÇOVË)   –  BAMI KORI ( TETOVË), DERBI PËR NË LIGËN E PARË,  30.04.2025 ( E MËRKURË), ORA 20.00, Ivanidoll

Gjyla Halili

Mexhiti thotë VLEN-i është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Bdi: Mickoski vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “të mirë” dhe “të këqij” , kjo retorikë po bashkon skenën politike shqiptare kundër tij

Gjyla Halili