AKTUALE

Dehari takoi Omerin, djaloshin që u kafshua nga qentë endacakë: Për çdo nevojë tjetër do të kujdesemi maksimalisht

Banner

Kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka takuar djaloshin 12 vjeç nga Kërçova, i cili u kafshua nga 10 qenë endacakë, përcjell TV21. Dehari thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për çfarëdo ndihme, komuna do të jetë në dispozicion të tij. Kujtojmë se Omeri nuk i ka prindërit, ndërsa aktualisht jeton vetëm me motrën e tij.

“Sot takova Omerin e vogël, i cili u sulmua nga qentë endacak. E shoqërova deri në spital së bashku me familjarët e tij, ku u njoha më nga afër me gjendjen e tij shëndetësore dhe situatën familjare. Fatmirësisht, ai është shumë më mirë dhe për çdo nevojë tjetër do të kujdesemi maksimalisht. Ne do të përballemi me çdo sfidë me kujdes dhe përkushtim, duke u siguruar që të veprojmë me nder dhe përgjegjësi. Çështja e qenve endacakë mbetet sfida që kërkon zgjidhje afatgjatë”, ka shkruar Dehari./tv21.tv

Banner

Related posts

RIJASETI I BFI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT- AKTIVITETET DHE REZULTATET E VITIT 2023 DHE PLANIFIKIMI I VITIT 2024

Gjyla Halili

Arrestohet shoferi që ka goditur me veturë një vajzë të mitur në Gjorçe Petrov

Gjyla Halili

Analistët: Besa dhe Alternativa “partnerë strategjik” të VMRO-së dhe Levicës!

admin