AKTUALE

LSDM: Qeveria u jep një goditje të fortë qytetarëve me rritjen drastike të çmimit të ngrohjes qëndrore me 5%

Banner

Qeveria u jep një goditje të fortë qytetarëve me rritjen drastike të çmimit të ngrohjes qëndrore me 5%, thonë nga LSDM-ja opozitare. Sipas tyre, çmimet po rriten për shkak të paaftësisë së qeverisë. Rritja, thonë ata, ka mundur të parandalohet. Sipas nënkryetares së LSDM-së Kaja Shukova, për shkak të rritjes së çmimit të ngrohjes qendrore, qytetarët do të detyrohen të gjejnë akternativa të tjera që janë të dëmshme për ambientin.

“Qeveria premtoi gaz natyror të lirë, por përsëri gënjeu! Në vend që të blinte gaz në janar, kur çmimi i gazit në Evropë ishte rreth 40 euro për megavat-orë, qeveria e Mickoskit bleu gaz për 65 euro për megavat-orë! Nëse qeveria do të kishte siguruar me kohë energji më të lirë, kjo rritje nuk do të kishte ndodhur. Por paaftësia dhe korrupsioni po i bëjnë edhe një herë qytetarët të paguajnë”, tha Kaja Shukova, LSDM

Banner

Related posts

KQZ shqyrton 2 kërkesat për regjistrimin e PD, përfaqësuesi i Berishës: Dosja jonë është e plotë, i ka të gjitha tagrat ligjore për tu rregjistruar në zgjedhje

admin

Grubi: Ka pasur tentativa që të mos rritet shumica parlamentare

admin

Ademi: Edhe vetë Durmishi ka pranuar se Kreshnik Bekteshi nuk ka asnjë përgjegjësi

Gjyla Halili