AKTUALE

Kryesia e Forumit të Gruas të LD-së në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje për gratë

Banner

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lëvizjes Demokratike, Saranda Imeri-Stafai, bashkë me kryesinë e Forumit të Gruas të LD mori pjesë në një tubim të jashtëzakonshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për gratë, që u mbajt në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Zgjedhjet në Kosovë tashmë nuk janë vetëm të Kosovës, pasi jehona e fitores së VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti ndihet në secilin cep të kufijve të shqiptarisë.
Ishte një natë e bukur dhe moment i rëndësishëm, pasi bashkuam forcat dhe dëshirat tona për të avancuar përpjekjet për barazi gjinore dhe mundësi të barabarta për të gjitha gratë e Kosovës.
Ne, si përfaqësues të Lëvizjes Demokratike, ndajmë me Lëvizjen Vetëvendosje një angazhim të pandalshëm për promovimin dhe fuqizimin e gruas. Duke qenë gjysma e shoqërisë, ne e dimë që gjithëpërfshirja e grave është rruga drejt ardhmes së qëndrueshme.

Banner

Related posts

KONCERTI FESTIV “LAHUTA E MALËSISË NË UNESCO”

Gjyla Halili

Limani-Shçekiq: Vetëm të bashkuar si rajon mund të ecim përpara dhe t’i bashkohemi tregut ekonomik global

Gjyla Halili

Ivan Ivanaj:5 Marsi ditë feste për të gjithë ne

admin