AKTUALE

Gashi: Ka marrëveshje xhentelmene, Frontit Europian i takon Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini! S’mund t’i merret

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se Frontit Europian i takon Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, përcjell TV21. Gashi thotë se edhe nëse nuk propozojnë kryetar tjetër për këtë komision, përpos Ilire Dautit, FE-së s’mund t’i merret ky Komision.

“Komisioni nuk merret, për shkak se ka një ndarje xhentelmene, kur është bërë ndarja në fillim, është caktuar që atë komision ta udhëheqë Fronti Europian, ata mund të propozojnë çdo moment kryetar deri te Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Nëse nuk propozojnë, mbetet e hapur çështja, por për t’u mos u bllokuar puna, unë në cilësi të kryetarit të Kuvendit vetëm propozoj kryesues të pikave të caktuara të ligjeve që duhet të kalojnë në atë Komision”, tha Gashi.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1568312607129715/?ref=embed_video

Banner

Related posts

Propozimi për Qeverinë e re, sot para deputetëve

admin

Nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup, morrën pjesë në tregun human të organizuar nga Qyteti i Shkupit nën moton ” Me zemër për Leonid Indov”.

Gjyla Halili

Gjykata e Apelit funksionon me 28 gjyqtarë nga 52 të planifikuar!

admin