AKTUALE

Kirurgu i njohur aderoi tek Izet Mexhiti, gazetari Ademi rrëfen zhvatjen që iu bë nga ai

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka njoftuar sot se në Maqedoninë e Veriut është rikthyer mjeku Refet Murtezani, siç thotë ai pas një karriere të suksesshme në Turqi.
Mirëpo për këtë rast ka reaguar gazetari Nevrij Ademi, i cili në një reagim në Facebook, shkruan se vite më parë ishte mashtruar dhe zhvatur nga doktor Murtezani për një operim që e ka kryer.
Reagimi i plotë:
“Hajduti” përsëri në fshat!
Unë jam njëri nga qindra #Shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që Refeti i ka zhvatur në Turqi. Deri më sot nuk e kam treguar këtë ngjarje, por pasi që Refeti po vika si “hero,” nuk është mirë të gëzohemi që po kthehen “hajdutët.”
Në vitin 2018 ose 2019, nuk e di saktë, Refetin e kontaktova në internet dhe i thashë: “I nderuar doktor, jam me mbipeshë dhe duhet të vi të operohem në Turqi.” Për çështjet financiare ishin kujdesur miqtë dhe shokët, pasi që gjendja ime financiare në atë kohë, si i ri, nuk ishte e mirë.
Refeti, në fillim, më tha se operacioni kushton 7000 €. Pas bisedës me financuesit, të cilët ishin bashkëfshatarët e mi, e thirrëm Refetin dhe i thamë se çmimi është shumë i lartë. Ai na liroi pak dhe tha se gjithçka do të kushtonte 6500 €. Pasi që u dakorduam, erdhi dita e operacionit. Unë shkova andej me gjyshen.
Ende pa filluar operacioni, Refeti trokiti në derën e dhomës ku gjyshja e mërzitur priste lajm se si do të shkonte operacioni. Por ai nuk trokiti për t’i treguar gjyshes për gjendjen time, por për t’i kërkuar paratë!
Kështu kaluan 3-4 ditë dhe unë u ktheva në shtëpi. Operacioni nuk pati sukses dhe kërkova llogari nga doktori që e kishte kryer operacionin dhe tek i cili na kishte dërguar Refeti. Doktori, gjatë bisedës, më tha se operacioni ishte kryer sipas standardeve dhe se spitali kishte bërë lirim për mua.
Pasi që, me nervozizëm, ia ktheva: “Kam paguar 6500 euro dhe operacioni nuk ka pasur sukses!” – doktori, i habitur, tha: “Tek ne ke paguar vetëm 3000 euro,” që do të thotë se Refeti 3500 euro i kishte futur në xhep!
Refeti po kthehet, sepse “hajdutët” kërkohen me “hajdutët” dhe takohen një ditë!

Related posts

Kryetari Ahmeti realizoi takim me sekretariatin për mundësi të barabarta në BDI, Ajdari: Prioritet i yni, mbrojtja e dinjitetit të shqipëtarëve në vend

Gjyla Halili

Sportelet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nesër do të punojnë deri në orën 15:30, dita e hënë është ditë jo pune

Gjyla Halili

Mickoski ia komplikon jetën VLEN-it që në fillim!

Gjyla Halili