AKTUALE

Emërimi i Anëtarëve të Agjencisë Audio dhe Audiovizuale – Fronti Europian lëshon sallën pas koordinimit të pushtetit

Banner

Pas koordinimit të partive në pushtet për emërimin e anëtarëve të ri të Agjencisë Audio dhe Audiovizuale deputetët e Frontit Evropian e lëshuan Sallën.

Me marrëveshje politike VMRO-LSDM-ZNAM-VLEN, sot ka vazhduar emrimi i anëtarëve të Agjencisë Audio dhe Audiovizuale. Si rrjedhojë nga shtatë anëtarë që ka gjithsej komisioni, tre do të emërohen si propozim i VMRO-DPMNE-së.

Koalicioni ZNAM gjithashtu ka propozuar një anëtare dhe si propozim i tyre në këtë pozitë do të jetë Cvetanka Minovska e cila gjithashtu kaloi me 10 vota në Komision, njejtë siç kaluam edhe propozimet e VMRO-së

E duke parë se e gjithë kjo po kalon me marrëveshje, reagoi deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti e cila më pastaj i ftoj kolegët deputet nga ky koalicion ta lëshojnê seancën.

Si propozim i VLEN vend në komision do të ketë edhe për Nafije Selmanin e Afrona Verzivollin. Kurse si propozim i LSDM-së në këtë komision pritet të uley edhe Gordana Manojllovska. Kujtojmë se pasi të kalojnë në Komision emrat e përzgjedhur për të marrë pozitat e tyre duhet të marrin nga 80 vota në seancé plenare. Gjithashtu emrat e njejtë duhet të kalojnë edhe me shumicên e badenterit.

Banner

Related posts

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Gjyla Halili

Ademi: Fatkeqësi për Kosovën që iu pezullua Dialogu Strategjik

Gjyla Halili

Punëtori i “Wizz Air” vodhi “Rolex-in” 20 mijë euro nga bagazhi i biznesmenit, dënohet me burg

Gjyla Halili