AKTUALE

“Porosia e Kullës” u promovua në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Letërsisë, nën kujdesin e pedagoges Elindë Dibra, dhe në bashkëpunim me dy klubet studentore “Arshi Pipa” dhe “Ernest Koliqi”, organizoi një takim me z. Pashko Camaj, sekretarin e përgjithshëm të Federatës Panshqiptare Vatra dhe autorin e librit “Porosia e Kullës”. Identiteti, trashëgimia, jeta në shtetin amerikan, emigracioni si dukuri, integrimi dhe rikthimi në atdhe ishin temat kyçe të bashkëbisedimit.

Pedagogia Ledri Kurti, duke analizuar veprën, vuri theksin te elementet sa letrare, aq edhe identitare që e formësojnë atë. I pranishëm në takim ishte edhe përkthyesi i veprës, z. Nikoll Camaj, njëkohësisht nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi. Fragmente nga vepra u sollën nga studenti Marjo Gjini.

Të pranishmit u mirëpritën nga rektori Gjuraj. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Federatës Panshqiptare Vatra.

*Marrë nga faqja zyrtare e Universitetit “Luigj Gurakuqi”

Banner

Related posts

Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

admin

NANA STANË BËHET EDHE SIMBOLIKA E NËNË SHQIPËRISË

Gjyla Halili

Kuvendi me procedurë të shkurtuar do të miratojë tre vendime ligjore në kuadër të seancës së 150-të

Gjyla Halili