AKTUALEKOSOVË

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Albulena Haxhiu, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, njëherësh ministre e Drejtësisë theksoi se Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.

Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyet Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, shkruan ajo.
Ndryshe, të hënën në mbrëmje në Skenderaj gjatë aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj për kryeministër, Albin Kurti, disa individë kanë përdorur mjete të forta dhe piroteknike, si dhe është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Lidhur me këtë Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësimin lidhur me incidentin e ndodhur.

DnV, thekson se të tilla akte janë një sulm ndaj lirisë së grumbullimit dhe shprehjes së lirë, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe pasigurie që bie në kundërshtim të plotë me parimet themelore të demokracisë.

“Ne dënojmë çdo formë dhune, provokimi apo ndërhyrje në proceset demokratike, veçanërisht gjatë një periudhe kaq të ndjeshme të fushatës zgjedhore”.

Related posts

Bilall Kasami paditet për vjedhje të librave. Bajram Rexhepi: Çmenduri kjo që bën Kasami

Gjyla Halili

Ademi: Fokusi i BDI-së është fronti pro evropian, ne kemi disa vija të kuqe që duhen respektuar

Gjyla Halili

Mexhiti: Dorëheqjet i japin për skandalet korruptive, listat e zeza dhe kazinotë

admin