AKTUALE

Tribunë edukative me rastin e muajit kushtuar luftës kundër kancerit në qafën e mitrës

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes të kancerit në qafën e mitrës sot në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup do të mbahet tribunë edukative.

Në tribunë, siç njoftuan organizatorët, do të flitet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje, ndërsa do të ndahet edhe përvojë nga prindërit në lidhje me HPV vaksinimin.

Kanceri në qafën e mitrës është një nga llojet më të shpeshta dhe më të parandalueshme të kancerit te gratë. Siaps të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), në vend çdo vit diagnostikohen rreth 170 raste të reja, ndërsa numri i rasteve të vdekjes arrin 2,9 në 100.000 gra, ose mesatarisht 52 gra të vdekura në këtë periudhë.

“Në çdo dy minuta nga një grua vdes nga kanceri në qafën e mitrës…dhe secila prej tyre është tragjedi, ndërsa mund ta parandalojmë”, thotë dr. Tedros Ad’hanam Gebreiesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Banner

Related posts

Drejtori i shkollës shqipe Agron Dedivanaj: Fëmijët shqiptarë në Michigan po ruajnë gjuhën dhe kulturën kombëtare

Gjyla Halili

UEFA lejon Barcelonën të luajë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023/24

admin

Isen Shabani: Sonte në fshatin Toplicë! Pjesmarrja Juaj na nderon!

Gjyla Halili