Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Muaji Rexhep është muaji shumë mirnjohës për besimtarët islam kudo që gjenden.
Ky muaj zuri rolin shumë të rëndësishëm në misionin e Muhamedit si një i Dërguar për stabilitetin e botës mbarë.
Muaji Rexhep në daten e 27, inauguroi Muhamedin alejhiselam me Miraxh.
Ky muaj na identifikohet edhe me betejen e Tebukut.
Kjo ishte periudha kur romakët u bashkuan nga frika e muslimanëve.
Ky muaj i Rexhepit tregon edhe vështirsitë e romakëve që ata ti nënshtrohen sundimit të tatimit.
Pra ky interesim i romakëve që të i fusin në konflikt të madh dhe të rrezikshëm muslimanët.
Gadishulli Arabik është djep i zhvillimit te islamit.
Me paraqitjen islamit dhe të Dërguarin e Muhanedit Alejhiselam Gadishulli Arabik filloi të njihet në botë.
Gadishulli Arabik filloi të njihet si vend i Qabes dhe i islamit me direktivat Muhamedit Alejhiselam pra të Dërguarin e fundit.
Gadishulli Arabik është në të cilin u lind Muhamedi alejhiselam dhe pranoi Shpalljen e Zotit me projektin e Miraxhit.
Nëse e parafytyrojmë gjendjen arabe në Gadishullin Arabik para islamit apo Shpalljes së Kuranit dhe popujve perreth tyre do të vërresh me shumë lehtësi periudhën e xhahiljetit të rrënuar nga Miraxhi.
Gadishulli arabik do të bartë dritën e thirrjes së Fesë islame dhe dhuratën e Miraxhit
Gadishullin arabik Zoti i bëri arabët pishtarë të thirrjes së fesë islame.
Allahu xh.sh bëri që Gadishulli Arab të bëhet Qendra e thirrjes së fesë islame.
Gadishulli Arabik njihet se Allahu e ka bërë Qaben strehim dhe sigurim të njerëzve.
Qabenë e ka bërë shtëpi të parë për adhurim – ibadet në Gadishullin Arabik.
Në këte vend është realizuar lutja e babait të pejgamberëve , ibrahimit alejhiselam dhe pikënisja e Israsë dhe Miraxhit.
Pra çka kuptojmë nga Miraxhi!
Kurani , imani edhe ramazani do ishin pa përkrahje të fortë dhe origjinale nëse do të mungonte Namazi.
Namazi plotësoi gjithë komunikimin teologjik dhe eshatologjik me Krijuesin e Gjithësisë.
Në Kuran thuhet:
” Ai (Allahu) të shikon kur robi i tij qëndron në këmbë në detyrën e namazit”.
Namazi bëri dhe bën gjithçka edhe sot për të mbrojtur hidhërimin e Zotit nga qielli për njerëzit.
Njerëzit fare nuk mundet të kuptojnë jetën në mungesë të Miraxhit.
Miraxhi është një letër e namazit që e solli Muhamedi alejhiselam nga udhëtimi horizontal dhe për një çast në ngjitjen vertikale.
Tani porosia e Miraxhit na përcjellë letrën e obligimit të namazit.
Obligimi i namazit na porosit që besimtarët musliman të mos lënë mangu asgjë deri në kohën e vaktin e çdo namazi.
Muhamedi alejhiselam kërkoi gjithçka pas largimit të Hazreti Hatixhes dhe minxhës së tij Ebu Talibin.
Dy figura kruciale dhe markante në jetën e politikave të Mekës.
Njëri ishte figura politike dhe udhëheqëse ndërsa zonja Hatixhe ishte tabani finansiar dhe rruga e tregut në Gadishullin Arabik.
Pas kësaj mungese të madhe ne muslimanët për çdo vit në muajin Rexhep i falenderohemi shumë Krijuesit të Gjithësisë që e thirri Muhamedin në Sidretul Munteha përmes Miraxhit.
Në një vend ku askush përveç Muhamedit alejhiselam nuk prezentoi në këtë afërsi privilegje me Krijuesin e Gjithësisë.
Miraxhi dha frytin nga qielli për të ushqyer njerëzit në tokë.
Miraxhi dëshironte të realizohet dëshira e Zotit.
Ishte Miraxhi i cili zbuloi sexhden pra namazin.
Miraxhi nuk e la të vetëm Muhamedin alejhiselam por e shoqëroi me namazin.
Miraxhi fitoi Muhamedin dhe shpirti i Muhamedit fitoi dhuratën më të mrekullueshme i cili është namazi.
Sot falë Miraxhit si një përcaktim i Zotit Muhamedi alejhiselam nga Miraxhi e solli namazin për gjithë besimtarët deri në kohën e sodit.
Miraxhi i Muhamedit e gëzoi shumë të Dërguarin e Zotit dhe ai për një çast u kthye për të dëftuar dhuratën e namazit besimtarëve.
Ky udhëtim ishte inkorporimi i parë mes dy vakëfit të Allahut.
Vakëfi i Qabesë në Mekëdhe Vakëfi i Kudsi Sherifit në Palestinë.
Miraxhi krijoi infrastrukturën e re të religjionit islam me lidhjen e hershme të sinxhirit të profetëve në faqet e Kuranit Fisnik.