AKTUALE

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME

Sot, 27 janar 2025, në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI të RMV-së, e thirrur nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët dhe drejtorët e sektorëve të Rijasetit të BFI të RMV-së.
Mbledhjen e hapi kryesuesi , Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe e njëjta filloi me leximin e një pjesë nga Kur’ani Fisnik nga drejtori i sektorit për shkencë dhe kulturë, Mr. Musanif ef. Rufati.
Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, më pas përshëndeti të pranishmit dhe propozoi rendin e ditës si në vijim:
1. Verifikimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raporteve të punës për vitin 2024 dhe plan-programi për vitin 2025;
3. Llogaritë përfundimtare për vitin 2024 dhe planet financiare për muftinitë për vitin 2025;
4. Raporti i punës së BFI-së për vitin 2024;
5. Llogaria përfundimtare për vitin 2024 dhe plani financiar për vitin 2025 i Rijasetit të BFI-së;
6. Përcaktimi i datës për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të BFI-së;
7. Të ndryshme;

Pas verifikimit shqyrtimit të pikës së parë, unanimisht u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe më pas para anëtarëve të Rijasetit, Mr. Xhelal Memedi, përgjegjës i çështjeve financiare paraqiti prezantimin tabelarë të detajuar të llogarive përfundimtare të muftinive dhe Rijasetit të BFI-së për vitin 2024 dhe planet financiare për vitin 2025. Pas shterjes së debatit konstruktiv në mënyrë unanime u miratuan edhe këto pika. Vlen të theksohet se për vitin e kaluar, falë punës së mrekullueshme të myftinive dhe Rijasetit, saldoja përfundimtare ishte pozitive dhe për këtë Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai falënderoi të gjithë myftinjtë dhe përfaqësuesit e organeve tjera të BFI-së.
Rreth pikës për përcaktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të BFI-së, pas shqyrtimit të kësaj pike, u vendos që data të përcaktohet menjëherë pas botimit të raportit të punës dhe buletinit të aktiviteteve të BFI-së, jo më gjatë se pjesa e parë e muajit shkurt.
Në pikën, të ndryshme, u diskutua për shumë çështje që kanë të bëjnë me punën e përditshme dhe sfidat e muftinive, për revistën Hëna e Re dhe për nevojën e mbajtjes së një mbledhje të redaksisë. Gjithashtu, u formuan edhe dy komisione;
Komisioni disiplinorë, të cilin e përbëjnë, Irsal Jakupi, Fejzulla Sadiku dhe Fati Azizi. Dhe Komisioni i inspektimit në përbërje, Fehmi Ebibi, Driton Dikena dhe Xhelal Memedi.
Gjithashtu u fol edhe për përgatitjet për muajin e shenjtë të ramazanit, për çka u vendos që më në detaje rreth ramazanit të diskutohet në mbledhjen që do të thirret enkas për organizimin e sa më të mirë të këtij muaji të bekuar.
Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës dhe miratimit unanim të vendimeve të shtruara në votim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, falënderoi të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje dhe ju dëshiroi sukses në detyrat me të cilat janë të angazhuar.

Related posts

Sot 7 Marsi/ “Vjedhje, hajdutëri!”, Artan Fuga s’i kursen kritikat, thirrje mësuesve: Mos plaçkitni familjet, kthejuani dhuratat nxënësve!

admin

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

Gjyla Halili

Kuvend, katër seanca të komisioneve

Gjyla Halili