AKTUALE

Emërtimi i rrugëve në Tetovë, Kasami: Çdo qytetar do të ketë një adresë të saktë

Komuna e Tetovës ka nisur procesin për emërtimin dhe ndryshimin e emrave të rrugës, me cak është formuar një komision për të punuar rreth këtij projekti, përcjell TV21. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se çdo tetovar do të del fitues nga ky proces sepse siç shtoi secila shtëpi do të ketë adresën e saktë.

“Një ndër projektet më të rëndësishme për komunën e Tetovës ka qenë edhe projekti i emërtimit të shumë rrugëve të cilat i kemi gjetur pa emër, me numra dhe rrugë të cilat edhe sot ne si institucione lokale por edh institucione të tjera qendrore por edhe kompanitë private kanë problem që t’iu dërgojnë qytetarëve fatura të ndryshme apo të komunikojnë në mënyrë të qytetëruar me qytetarët e Tetovës. Unë besoj që me përfundimin e këtij procesi, të gjitha palët do të dalin fitues sepse çdo qytetar i komunës së Tetovës do të ketë adresë të saktë me numër të rrugës në të cilën jeton”, tha mes tjerash Kasami

Banner

Related posts

Ruajtja e rritjes në kushtet e ngadalësimit të ekonomisë globale, inflacioni dhe ridistribuimi i të ardhurave

admin

Bytyqi: 5300 vende pune janë mbushur nga punëtorë të huaj, kryesisht nga Turqia

admin

NË MEKKË TË ARABISË SAUDITE ZHVILLOHET EDICIONI I 45 I GARAVE KUR’ANORE NDËRKOMBËTARE

Gjyla Halili