AKTUALE

A është shkas anketa nga IHSPJ “tentim për përplasje në VLEN”?

Një anketë turbulloi shumëçka. Anketa e realizuar nga Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike IHSPJ krijoi mjegull edhe ashtu në këtë moment të turbulluar politik. Por, në fakt anketat me porosi nuk janë kredibile dhe nuk prodhojnë kurrfarë efekti në opinion. Agjencia e Lajmeve Zhurnal në vazhdim ka përgatitur një analizë përreth tentimeve të mundshme në prapavijë të anketës në fjalë, shkruan Zhurnal.
A u tentua që përmes anketës në fjalë të nxirret LD si parti me rejting të ulët në VLEN?

Lëvizja Demokratike si parti politike më e reja në skenën publike por që ka arritur të shtrihet në nivel vendi dhe të degëzohet pothuajse në gjitha vendbanimet shqiptare. Kjo gjë, po kuptohet që nuk u shkoi përshtati oponentëve të LD-së, BDI-së. Prandaj, edhe mënyra e vetme për të tjetërsuar realitetin faktik është përmes sondazheve.

Fakti që LD-ja është nxjerrë vetëm me 1% rejting në publik dhe kësaj ankete i është gëzuar BDI tregon qartësisht që rritja e hovshme dhe e pakontrullueshme, aderimet pa numër në këtë parti, ia kanë prishur tymin e duhanit liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Sepse, me këtë ritëm të punës, Izet Mexhiti, BDI dita ditës do të ngel vetëm me funksionarët e lartë të partisë, sepse të gjithë aktivistët tjerë e ish funksionarë vazhdimësinë politike zgjidhnin ta bënin nën ombrellën e LD-së.
Një gjë nuk duhet të harrohet që në bazë të të gjitha zhvillimeve politike që kanë ndodhur në vendin tonë, LD-ja është e vërteta e BDI-së. Kjo parti politike që shtirej se funksionon me demokraci të brendshme u dëshmua se nuk është e tillë. Përjashtimi nga partia e një grupi themelues të partisë vetëm për një individë shpiu në shkatërrimin e kësaj partie deri në shkapërderdhje totale.

Kjo nënkupton që vendosmëria e Mexhitit për ta bërë ndryshimin në kampin shqiptarë nuk përfundoi me përjashtimin e tij prej partisë, pikërisht këtu filloi. Ai themeloi partinë të cilës po i prinë vetë ai, Lëvizjen Demokratike, e cila akoma në fillimet e para është bërë dera kryesore në të cilën po trokasin njerëzit e dëshpëruar nga partitë ku kanë qenë aktiv, njerëzit të cilët kanë qenë të pa përcaktuar në ndonjë parti e shumë të tjerë.

Aderime pa numër, anëtarësime të shumta, numër i madh të rinjve të gjithë janë rreshtuar pas Izet Mexhitit, sepse besuan fuqishëm në idenë e tij që jetësoi shumë shpejt në praktik. E kjo ndodhi përshkak se Mexhiti nuk u dorëzua dhe në ndihmë të tij i dolën ata që atij i besuan dhe në fund rezultoi se nuk u dëshpëruan. Përkundrazi, ata që nuk i besuan në fillim tani kanë filluar t’i bashkangjiten masivisht në vazhdimësi.

A u tentua që përmes asaj ankete të shkaktohet përçarje në VLEN?

Anketa e publikuar nga Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike IHSPJ nxjerri BDI-në në epërsi dhe VLEN-in me rejting më të dobët. Madje, nuk kishin shkuar me opsionin e VLEN por me gjitha partitë politike ndaras. Nga këtu qartësisht kuptohet se ka gjasa që përmes kësaj ankete të tentohet të krijohet panik dhe “bela” në VLEN.

Pra, në rezultatet e këtij hulumtimi më mirë është nxjerrë ASH-ja e Taravarit nga VLEN, të tjerat krejt dobët e ulët. Mbase, kjo shumë lehtë dekodohet se ky rezultat i përgatitur kësisoji mund të ndikojë në shkaktimin e përçarjeve të mundshme në VLEN. Pra, partitë të akuzojnë njëra tjetrën se cila qëndron mirë e cila keq, cila ka marrë më shumë e ka më pak rejting apo anasjelltas.

Por, nga ajo që është parë VLEN janë të vendosur përfundimisht që do të vazhdojnë bashkërisht edhe më fuqishëm në jetësimin e premtimeve dhe zotimeve të tyre. Pra, luftimin e krimit dhe korrupsionit pa kompromis. Si dhe, jetësimin e të drejtave të shqiptarëve që ishin minuar me dekada, pra përmes një qeverisjeje dinjitoze e me profesionalizëm të plotë të arrihet deri te përmirësimi i statusit socio-ekonomik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që, ndryshimet politike në RMV ndikuan dukshëm në përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të vendit. E kjo krejt për arsye që partitë politike që qëndruan gjatë kohë në pushtet tani assesi nuk po mund të akomodohen në opozitë. Pra, ndryshimet pushtet opozitë janë procese demokratike kudo në botë, por në vendin tonë ka qenë një nga ndryshimet më të vështira që kanë ndodhur në periudhën e fundit.

Prandaj, është e rendit që qytetarët ta japin verdiktin e tyre në formën më të mirë të mundshme në zgjedhjet lokale që do të mbahen brenda këtij viti. Pra, qytetarët dinë të vlerësojnë qytetarët dinë edhe të ndëshkojnë. /Zhurnal.mk

Related posts

Sela: Me vendimin e Gjykatës u ndërprenë qëllimet dashakeqe, secili ka të drejtë ta ankimojë vendimin

Gjyla Halili

Buzhala: Osmani kuadër i përgatitur dhe i dashur për SHBA-të

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Gjyla Halili