Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë ndërtuar mbi themelet e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe vizionit të përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon. Në këtë proces, roli i Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë vendimtar dhe historik.
9 Tetor 2008 – Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia e Veriut ishte një moment kyç për historinë e re të shtetit më të ri evropian. Ky hap strategjik nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e BDI-së në qeveri.
17 Tetor 2009 – Përmbyllja e procesit të demarkacionit të kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me pranimin e kufijve të Kosovës si kufijë shtetërorë, ishte një tjetër fitore për stabilitetin rajonal. Roli i BDI-së si një zë i fuqishëm për të mbështetur këtë proces ishte kyç.
17 Nëntor 2009 – Hapja e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike janë rezultat i qasjeve strategjike dhe angazhimit të fuqishëm të BDI-së për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
29 Tetor 2009 – Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor ishte një moment që konsolidoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Me nxitjen e tregtisë, turizmit dhe shkëmbimeve kulturore.
16 Shtator 2022 – Marrëveshja për kalimet kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht modeli i pikës së përbashkët në “Bllacë-Han i Elezit”, është një shembull i qartë i vizionit të BDI-së për një rajon të lidhur dhe të hapur për zhvillim ekonomik dhe social.
BDI nuk ka qenë thjesht një pjesëmarrëse, por një forcë udhëheqëse që ka garantuar marrëdhënjet në nivel më të lartë me Republikën e Kosovës.
Me përfaqësimin e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë rajonit, BDI ka dëshmuar se është një faktor i rëndësishëm për paqen dhe bashkëpunimin.
Bashkë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe një rajoni të integruar!