AKTUALE

Për shkak të mjegullës anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit është i vështirësuar për shkak të mjegullës.
Sipas informacioneve në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, disa fluturime janë anuluar ose ridrejtuar.

Sipas informacioneve të fundit nga uebfaqja e Aeroportit të Shkupit sonte, fluturimi nga Stambolli është anuluar, ndërsa fluturimi nga Cyrihu është ridrejtuar.

Sot pasdite, sipas informacioneve nga faqja e internetit, avioni Sun Express nga Antalia nuk u ul pas orës 16:00, ashtu si avionët e Wizz Air nga Memmingen dhe Baden-Baden.

Në aeroportin e Shkupit nuk u ul edhe aeroplani LOT nga Varshava dhe u kthye në Poloni.

Banner

Related posts

“Nuk ka vepër penale në veprimet për të cilat akuzohet Grubi”

Gjyla Halili

Kandidatura e Pendarovskit për mandatin e dytë mer mbështetjen e 15 partive politike

Gjyla Halili

Mark Gjonaj jep lajmin e madh, aplikoni shfrytëzojeni këtë mundësi

Gjyla Halili