AKTUALE

Mexhiti: Veç rrini rahat!

Zv/kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka shpërndarë një mesazh të fortë për BDI-në dhe personat që, sipas tij, manipulojnë informacionet dhe sondazhet.
Në një status në Facebook, Mexhiti ka kërkuar që “spin doctor-at” e BDI-së, aktualisht në arratisje nga drejtësia, të ndalojnë manipulimin dhe keqinterpretimin e fakteve.

Mexhiti thekson se, në vend që të keqinterpretojnë sondazhet, ata duhet të informojnë shqiptarët për “sa para kushtoi liria e Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit.” Ai akuzon përfshirjen e këtyre individëve në “biznesin e kazinove” dhe i quan ata “turp të shqiptarëve.”

Në vazhdim, ai shtoi se largimi i aktivistëve dhe votuesve të ndershëm nga BDI dhe aderimi i tyre në Lëvizjen Demokratike është një proces që po vazhdon me një ritëm të fuqishëm. Mexhiti përfundoi duke thënë: “Veç rrini rahat,” duke treguar se nuk ka tërheqje nga ky proces.

Related posts

ASH: VMRO–VLEN: 39 projekte për maqedonasit, vetëm 1 për shqiptarët – diskriminim i hapur akademik

Gjyla Halili

Thaçi vjen sot në Kosovë

Gjyla Halili

Mexhiti: Fryma e NDRYSHIMIT filloi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe do të kurorëzohet në RMV!

Gjyla Halili