AKTUALE

Trump flet sërish për Kanadanë: Dua që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Nga Karolina e Veriut, në udhëtimin e tij të parë zyrtar si President i SHBA-ve, Donald Trump foli sërish për Kanadanë, duke thënë se dëshiron që ajo të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.

Republikani zbuloi se në bisedën telefonike të fundit që kishte me Trudeau, përpara dorëheqjes së këtij të fundit, e kishte pyetur atë se “pse SHBA duhet të shpenzojë 200 miliardë dollarë në vit për vendin në kufirin verior”.

Trump tha se kryeministri kanadez i dorëhequr ishte përgjigjur “Nuk e di” dhe vazhdoi të përsëriste se SHBA “nuk ka nevojë fare për Kanadanë”.

Trump theksoi se nuk ka asnjë problem me shpenzimet specifike në buxhetin amerikan pasi Kanadaja është një shtet tjetër amerikan dhe jo një vend i huaj.

“Kanadaja historikisht na ka trajtuar shumë keq dhe vazhdon ta bëjë këtë ”, tha Trump.

Vihet re se Justin Trudeau, si dhe opozita kanadeze, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Trump, duke sqaruar se nëse SHBA-të hyjnë në procesin e vendosjes së tarifave, ata do të përgjigjen me të njëjtën lëvizje dhe kanë sqaruar se Kanadaja është një vend i pavarur që “nuk shitet dhe nuk inkorporohet”./vizionplus.tv

Related posts

Gajra e “Shaip Kamberit” jep bekimin Bajram Rexhepit për ndryshimin e madh për Tetovën e Re

Gjyla Halili

Shkarkohet Arben Fetai, Nazim Taipi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të ASh-së

Gjyla Halili

Turnir futbolli për nder të festave të Nëntorit

Gjyla Halili