AKTUALE

Zv/kryeministri Stoilkoviq: Për mua gjithmonë do të jetë ‘Kosovë dhe Metohi’, por do të respektoj vendimet e shtetit

Banner

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, lidhur me përdorimin e termit “Kosovë dhe Metohi” në faqen zyrtare të Ministrisë së tij, theksoi se ai term vjen nga një deklaratë e postuar në profilin e tij në Facebook gjatë një vizite të tij në Beograd, por se ai, si ministër në Qeverinë e Maqedonisë, në veprimtarinë e tij politike do të veprojë në përputhje me vendimet e shtetit, pra Maqedonisë.
Megjithatë, shtoi ai, për popullin serb gjithmonë do të mbetet kështu, pasi, siç tha, kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Kjo është një deklaratë e postuar në profilin tim në Facebook gjatë një vizite në Beograd dhe kisha përgjigje për mediat shqiptare. Për të gjithë anëtarët e popullit serb, gjithmonë do të jetë Kosovë dhe Metohi, pasi kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara,” tha ai gjatë një ngjarjeje për shënimin e Shën Savës – festa kombëtare e komunitetit serb në Maqedoni.

Banner

Related posts

Andonovski: Nga ky muaj dokumentet e lëshuara në mënyrë elektronike, do të njihen si origjinale

Gjyla Halili

Statujëza unike 2 500-vjeçare nga Shqipëria mbërrin në Muzeun Getty për ekzaminime të mëtejshme

admin

Ali Ahmeti nga Haraçina: Aleanca Kombëtare për Integrim drejt triumfit më 19 tetor

Gjyla Halili