AKTUALE

Përplasen FE dhe VLEN për reformat në Gjyqësor

Fakti që në grupin e punës për Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor ka vetëm një shqiptar dhe në atë për Kodin e ri Penal asnjë, është një tjetër shembull i margjinalizimit të vazhdueshëm të shqiptarëve në vendimmarrje, thonë nga Fronti Evropian. Reagimi vjen pak kohë pasi Ministria e Drejtësisë Publikoi emrat e anëtarëve të dy grupeve të punës për dy ligjet që konsiderohet kyç për reformat në gjyqësor.

Ky proces i përjashtimit dhe i ridizajnimit monoetnik të institucioneve është alarmant. Kjo situatë e rëndë është rezultat i drejtpërdrejtë i faktit që kemi një qeveri me legjitimitet monoetnik dhe faktit që Vlen, është shndërruar në instrument për agjendën e VMRO-DPMNE, që ka për qëllim degradimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe statusit shtetformues të shqiptarëve në vend. Ky proces është një vazhdimësi e një trendi të rrezikshëm që po merr vend në institucione, ku shqiptarët po përjashtohen nga proceset vendimmarrëse dhe po kërcënohet ekuilibri etnik i shtetit”, thonë nga Fronti Evropian.

Nga VLEN pranojnë se këto dy ligje janë të rëndësishme dhe thonë se do të bëjnë përpjekje për përfaqësim etnik të ekspertëve që do t’i përpilojnë ato.

“Insistimi ynë do të jetë që të ketë përfaqësim edhe në këto organe edhe pse sistemi gjyqësor është i pavarur në funksionimin e tij. Është shumë e rëndësishme që ata ekspertë që do të jenë në grupet punuese, të prodhojnë ligje të cilat në mënyrë cilësore do të mundësojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit por gjithashtu është e rëndësishme edhe çështja etnike. Për këtë arsye VLEN-i do të jetë syhapur dhe do të tentojmë që edhe këto grupe punuese të jenë në përbërjen e duhur”, deklaroi Driton Sulejmani, VLEN.

Në grupin e punës për Ligjin për Këshillin gjyqësor ka 11 anëtarë, vetëm njëri prej tyre është shqiptar. Në grupin e punës për Kodin e ri penal ka 7 anëtarë, asnjëri nuk është shqiptar.

Related posts

Interpelanca më e dështuar në historinë e vendit ajo ndaj Izet Mexhitit vetëm tre vota pro!

Gjyla Halili

Mexhiti: Blerim Bexheti kërcënon koordinatorin tonë në Saraj

Gjyla Halili

GJENERALI I FSK-SË, PËRBALLË THEMELUESIT E KRYEKOMANDANTIT TË UÇK-SË ALI AHMETIT

admin