AKTUALE

Kuadrot e VLEN në MPB nuk mund të durojnë më: Jep dorëheqje ndihmës drejtori i policisë së uniformuar

Para pak orësh, Nusret Sinani, i cili mbante pozicionin e Ndihmës Drejtorit të Policisë së Uniformuar, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Kuadrot e VLEN në MPB nuk mund të durojnë më: Jep dorëheqje ndihmës drejtori i policisë së uniformuar
Para pak orësh, Nusret Sinani, i cili mbante pozicionin e Ndihmës Drejtorit të Policisë së Uniformuar, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Sipas burimeve të afërta, arsyeja kryesore për këtë vendim është mos përfillja e tij nga ana e Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, si dhe mungesa e hapësirës për të ushtruar detyrat e tij të punës, për shkak të pamundësisë së zëvendësministrit për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme.
Sinani, i cili ishte paralajmëruar disa herë për këtë situatë, ka shprehur pakënaqësi ndaj mungesës së komunikimit dhe bashkëpunimit institucional. Ai ishte emëruar në këtë pozitë para dy muajve me urdhëresë zyrtare dhe konsiderohej një kuadër i afërt me Lidhjen Demokratike (LD).
Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur raportet brenda strukturave të policisë po përballen me sfida të mëdha dhe mungesa e koordinimit vazhdon të jetë një problem i theksuar. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Drejtoria e Byrosë për Siguri Publike apo nga zëvendësministri për situatën.
Rasti pritet të tërheqë vëmendje të gjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionimin dhe organizimin e brendshëm të institucioneve të sigurisë në vend./portal X

Banner

Related posts

Skandal/ Kasami shiti monopolin për 7 mijë euro, llogarit tatim 140 mijë euro/ Bajram Rexhepi: Kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës.

Gjyla Halili

Sot vendimi, ja për sa denarë pritet të ulet nafta dhe benzina?

Gjyla Halili

Prej sot kontrolle rigoroze në markete dhe objekte të tjera tregtare

Gjyla Halili