AKTUALE

Linjë e drejtpërdrejt ajrore nga Shkupi deri në Paris. Nga 2 prilli, çdo të mërkurë dhe të shtunë

TAV Maqedonia njoftoi se easyJet, linja e dytë më e madhe ajrore për fluturime të shkurtra dhe të mesme në Francë dhe lider në lidhjet lokale, sjell fluturim të ri direkt nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Aeroportin Orli në Paris. EasyJet, një linjë ajrore me kosto të ulët që ofron udhëtime nëpër Evuopë përmes rrjetit të saj të gjerë të linjave ajrore, do të fillojë të fluturojë nga Parisi në Shkup dhe anasjelltas, më 2 prill 2025. Në fluturimet e reja të drejtpërdrejta në linjën Paris – Shkup – Paris, EasyJet do të kryejë dy fluturime në javë, ose çdo të mërkurë dhe të shtunë, duke plotësuar kështu nevojën për lidhje të shpejtë dhe të qasshme në rajonin francez por edhe në atë ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Kufizime të përkohshme të qarkullimit në Shkup! Testohen dhe kalibrohen kamerat e “Safe City”

Gjyla Halili

Bexheti ndan 23 vendime pune në shkollat fillore të Sarajit

Gjyla Halili

Kodi sekret në WhatsApp: A e dini se çfarë do të thotë nëse ju merrni mesazhin “14643”?

Gjyla Halili