AKTUALE

ASH-Sela: Po realizohet plani i Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizim

Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës reaguan ndaj deklaratave të deputetit Rijad Shaqiri nga VLEN i cili tha se është vonuar ligji për punësim adekuat dhe të drejtë.

“Prolongimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në një kohë kur Gjykata Kushtetuese tanimë ka shfuqizuar edhe përkatësinë etnike dhe Balancuesin, është kulmi i realizimit të planit të Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizimin e institucioneve shtetërore. Vleni pasi gënjeu shqiptarët sa për të mbuluar shfuqizimin e përkatësisë etnike, tani u dorëzua edhe nga kjo gënjeshtër dhe pranoi se nuk do të sillet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kjo nënkupton se gjatë konkurseve të reja për punësime në institucionet shtetërore dhe publike nuk do të ketë asnjë mekanizëm për punësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera joshumicë. Duke patur parasyshë deklaratat e deritanishme të drejtuesve të Qeverisë, fatkeqësisht që tani dihet epilogu i konkurseve, deshqiptarizimi i shtetit dhe stërmbushja e administratës vetëm me anëtarë të VMRO-së, ZNAM-it dhe partive të tjera maqedonase”, thonë nga ASH-Sela.

Banner

Related posts

Qeveria: Koalicioni është i qëndrueshëm, është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara

admin

Agron Dedivanaj:”5 marsin ta kuptoni si këmbanë kushtrimi, sepse fati i ardhmërisë sonë është në duart tona.Votoni ”Forumit shqiptar”

admin

𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐣

Gjyla Halili