AKTUALE

“Dëshira të Vitit të Ri”, thotë Kasami për mundësinë e fitores së VLEN-it në zgjedhjet lokale në Kërçovë

Në paraqitjen e tij të përbashkët me Bilall Kasamin, Fatmir Limani u pyet nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kërçovës, përcjell TV21. Limani tha se me rëndësi është që VLEN-i të ketë kandidat “si Kasami që është në Tetovë”.
“VLEN-i do të ketë kandidat të tij për komunën e Kërçovës dhe për këtë në radhë të par do të vendosë Kryesia e Lëvizjes Besa, mandej këtë propozim që do ta sjellë Kryesia e Lëvizjes Besa do të duhet të aprovohet edhe nga të gjithë kryetarët që përbëjnë VLEN-in, pastaj do të shohim se…shumë e rëndësishme është të kemi kandidat të llojit si z.Bilall Kasami edhe pastaj të tjerat vijnë”, tha Limani.

I pyetur nëse është i gatshëm ta braktis Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Limani u përgjigj:
TV21: Ju doni të jeni kandidat?

“Kandidat do të ketë! Do të jetë kandidati më i mirë, i cili do të vitojë”, tha Limani.
“Dëshira të Vitit të Ri”, ndërhyri Kasami.

Banner

Related posts

Ademi:Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen

Gjyla Halili

ITSHKSH e shënon 25 vjetorin e ekzodit të Bllacës

Gjyla Halili

Stojçevska: Është lokalizuar zjarri në Sallën Universale! Nuk ka viktima

Gjyla Halili