AKTUALE

Toshkovski: Po grumbullohen dëshmi shtesë për arratisjen e Artan Grubit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se për momentin po grumbullohen më shumë dëshmi për atë nëse nëpunësi i policisë i cili ishte në ndërrim kur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi ishte larguar nga shteti ka bërë gabim nga moskujdesi ose kjo ishte organizuar në kuadër të një grupi të caktuar i cili ka organizuar arratisjen.

Për këtë është hapur hetim dhe po vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që kemi si prova të pakundërshtueshme ndaj personit kemi bërë kallëzim penal dhe është pezulluar nga puna. Aktualisht po hetohet nëse ka pasur komunikim dhe çfarë komunikimi ka qenë ai”, theksoi Toshkovski për “TV24”.

Ai po ashtu theksoi theksuar se për të parandaluar pikërisht këtë skenar janë bërë përgatitje më serioze dhe janë angazhuar të gjitha resurset.

Banner

Related posts

Festivali i Librit Shqiptar në Toronto më 9–10 maj/ Letërsia e mërgimit: mes lirisë, fajit dhe paqes

Gjyla Halili

Interpelancë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese!Hasani:Kostadinovski të tregojë se çfarë ka kundër gjuhës shqipe

Gjyla Halili

Sot varrosen viktimat nga zjarri në Koçan, Qeveria miratoi protokoll për raportimin e mediave

Gjyla Halili